×
  • Show Time
  • Show Time

    Pamje mahnitëse të Shqipërisë në videon e re të Shkurte Fejzës

    Reporteri
    25 Mars 2021 | 8:04

    Shkurte Fejza ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.


    Bilbili i këngës shqipe vazhdon të jetë shumë aktive në skenën muzikore shqiptare duke publikuar këngë e videoklipe të reja, shkruan Express.

    E fundit mban titullin ‘’Shqipëria bahçe e Zotit’’ , e cila krahas temës, vargjeve të veçanta dhe interpretimit fantastik të Shkurte Fejzës, mahnit edhe me videoklipin.

    Në videon e këngës shfaqen pamje mahnitëse nga vendet e ndryshme të Shqipërisë duke u përshtatur me tekstin e shkruar nga vetë këngëtarja në bashkëpunim me Naim Gjoshin.

    Ky i fundit është kujdesur edhe për muzikën dhe orkestrimin, ndërsa Shkurte Fejza vjen e mahnitshme dhe e kuruar si gjithmonë në çdo detaj edhe sa i përket pamjes së saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!