×
  • Show Time
  • Show Time

    Pamje me video: Kryeministri Kurti në mes të turmës shijon festivalin Synny Hill

    Reporteri
    08 Gusht 2022 | 8:42

    Albin Kurti, kryeministër i Kosovës ka qenë prezent në natën e fundit të Festivalit “Sunny Hill”, ku edhe përmes telefonit të tij e ka incizuar atmosferën që ka mbizotëruar të dielën në “Parkun e Gërmisë”.

    Kryeministri Kurti në festivalin Sunny Hill është parë në shoqërinë e disa personave, duke e shijuar atmosferën e krijuar.

    Të dielën Kurti ka pritur në zyrën e tij yllin botëror Dua Lipa dhe babanë e saj, Dukagjin Lipa.

    Kurti ka lavdëruar të dy për organizimin e festivalit “Sunny Hill” dhe ka shtuar se ai festival është mbajtur “aty ku ka vendin”, pas shumë polemikave për zhvendosjen e tij.

    Kurti potencoi se Kosova sivjet po shënon njërin ndër vitet më të suksesshme në aspektin artistik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!