×
  • Show Time
  • Show Time

    Pamje nga shpërthimi në lokalin e Noizyt në Durrës, iu vendos tritol

    Reporteri
    08 Qershor 2022 | 8:00

    Pas sherrit të bujshëm me ish-in e TBA, shokun e Stresit, Kleviol Ahmeti, i njohur si “Cllevio Serbiano”, një sasi lënde plasëse i është vendosur lokalit të reperit të njohur, Noizy.

    Shpërthimi në lokalin e reperit ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm.

    Bëhet e ditur se nga shpërthimi janë dëmtuar xhamat në dy katet e ndërtesës.

    Nuk dihet nëse personat përgjegjës për vendosjen e tritolit janë të njëjtë me ato të sherrit të regjistruar dy ditë më parë.

    Dy ditë më parë Cllevio u përfshi në një sherr të dhunshëm me reperin Noizy.

    E gjithë përplasja fizike e ka zanafillën pak ditë më parë kur shoku i Stresit Cllevio Serbiano, publikoi një video në Tik Tok ku shante Noizyn.

    Pas publikimit të videos, dyshja në fjalë kanë nisur debatet në rrjetet sociale.

    Fill pas kësaj, Cllevio i ka shkuar Noizyt në lokal ku është rrahur nga ai dhe shokët e grupit OTR.

    Sot, një ditë pasi Cllevio u arrestua dhe Noizy me babain e tij janë të lirë, thjesht të proceduar penalisht, lokali i Noizyt ka shpërthyer nga një lëndë plasëse.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!