×
  • Show Time
  • Show Time

    Pamje të rënda: Medi Iseni publikon videon kur rrihet brutalisht nga Noizy me shokë në Pejë

    Reporteri
    02 Gusht 2024 | 21:56

    Reperi shqiptar, Noizy, bashkë me grupin e tij është përfshirë në një incident mbrëmë në një diskotekë në Pejë, ku dyshohet se rrahën brutalisht Muhamet Isenin, i njohur si “Medi” dhe një familjar të tij. Incidenti duket se u planifikua nga reperi “Stresi”.

    Stresi dyshohet se e preu në besë Isenin duke e ftuar në të njëjtin ambient me Noizyn, edhe pse raportet e tyre qe një kohë janë të tensionuara.

    Kurthi në të cilin ra Iseni eskaloi në rrahje brutale nga grupi i reperit Noizy (rreth 8 persona) duke iu shkaktuar lëndime të rënda trupore.

    Medi Iseni që para pak çasteve ka publikuar një video në rrjetin e tij social në ‘Instagram’, ku shihen disa persona duke e goditur pamëshirë atë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!