×
  • Show Time
  • Show Time

    Pandemia e la pa të ardhura, këngëtari siguron jetesën duke mbledhur e shitur hekur

    Reporteri
    15 Mars 2021 | 19:59

    Ersad Bunjaku që pasion ka muzikën, ka përfunduar në mbledhës të kanaqesh si pasojë e pandemisë.


    Ai ka rrëfyer për Klan Kosova se si siguron jetesën për familjen e tij duke punuar hekurishteve.

    “Dal në Prishtinë nga mëngjesi, merrem me metal, nëpër kontejner punoj. Duhet ta mbaj familjen disi. Më mirë kështu sa të dal e të vjedh”, shprehet ai.

    Bunjaku thekson se puna që bën tash nuk është aspak e lehtë.

    “Duhet të bartë pesha të rënda”.

    “Para pandemisë kam kënduar nëpër shumë e shumë vende, por shkaku i gjendjes duhet të dalë ta mbaj familjen. Mos me qenë edhe kjo mbarojmë”.

    “Qytetarët e Prishtinës na ndihmojnë por edhe shteti duhet të mendoj për ne, pasi që më duket se na ka harruar krejt”, ka deklaruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!