×
  • Show Time
  • Show Time

    Panik në Ksamil, aktori shqiptar sulmohet nga një person i armatosur

    Reporteri
    03 Gusht 2019 | 19:18

    Teksa xhironin për emisionin “Bukë me vete” të Roza Latit, stafi i emisionit të “Ora News” është përfshirë nga paniku nga një skenë e ndodhur në njërën prej rrugëve të Ksamilit.


    Stafi ka dëshmuar se një person i armatosur i kishte dalë përpara njërës prej makinave ku ndodhej aktori Enea Arapi dhe i kishte kërkuar atij të ulë shpejtësinë, megjithëse shpejtësia kishte qenë e ulët. Më pas, personi i paidentifikuar e kishte kërcënuar Enea Arapin, duke e goditur në nofull me tytën e pistoletës së tij dhe ishte larguar.

    Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes mirëpo nuk ka mundur të identifikojë personin e armatosur, pasi kamerat e sigurisë në lokalin aty pranë ishin hequr.

    Moderatorja Roza Lati ka rrëfyer me detaje si ka ndodhur ngjarja dhe i ka bërë thirrje të gjithë pushuesve në Ksamil të bëjnë kujdes nga skena të tilla të papritura në mes të rrugës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!