×
  • Show Time
  • Show Time

    Paratë e kursyera për iPhone 12 i shpenzoi për COVID-19, qytetari ia blen Çun Lajçit telefonin e premtuar

    Reporteri
    11 Prill 2021 | 14:02

    Aktori Çun Lajçi, para disa ditësh kishte bërë të ditur se për tetë muaj nuk e ka shpenzuar fare pensionin e tij, pasi kishte kursyer para për ta blerë një telefon të ri.


    Lajçi kishte shkruar në “Facebook” se i ka kursyer paratë për ta blerë një telefon të modelit iPhone 12, por kjo i ishte pamundësuar pas infektimit me COVID-19.

    “Iphon 12 ma rrudhë synin me ato rrush kamerash, që po ua shoh analistave, gazetarëve e panelistave çdo natë, (fort e dua), e thojsha shtrengoje rrypin, bani bashkë paret e bleje thiun!”, shkruan ai në Facebook.

    E qytetarët në postimin që ka bërë vetë Çun Lajçi janë shprehur të gatshëm që të kontribuojnë me mjete financiare dhe ta ndihmojnë aktorin që ta blejë një iPhone 12.

    E këtë e ka bërë sot një prej qytetarëve, i cili kishte premtuar se do të ia blinte Lajçit telefonin.

    Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në Facebook nga emisioni “N’frekuencë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!