Paris Hilton ka reaguar ndaj komentuesve fyese për formën e kokës së fëmijës së saj. Kjo vjen pasi trashëgimtarja e famshme shpërndau në rrjet një foto të saj dhe të vogëlushit për 25 milionë ndjekësit në rrjet.
42-vjeçarja trashëgimtare e hoteleve Hilton, shkruante në fotot e saj: “Engjëlli im i çmuar Phoenix vjen për herë të parë në NYC.”
Por imazhi kishte marrë komente të shumta mizore që vinin në lojë pamjen e vogëlushit.
Paris është shprehur se ndihet shumë e lënduar sa as fjalët nuk mund ta përshkruajnë.
“Engjëlli im është krejtësisht i shëndetshëm, thjesht ka një tru me përmasa më të mëdha se zakonisht”- ka shkruar Paris.
“Duke jetuar në qendër të vëmendjes, komentet janë të paevitueshme, por të shënjestrohet fëmija im, apo i kujtdo tjetri, kjo është e papranueshme.
Jam e lënduar më shumë nga se mund ta përshkruajnë fjalët. Jam përpjekur shumë për të kultivuar një mjedis që lidhet me respektin, dashurinë dhe parimet, dhe pres të njëjtën gjë në këmbim.”-ka shkruar Paris Hilton.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.