×
  • Show Time
  • Show Time

    Pas 14 ditësh në izolim, Aurela Gaçe takohet me vajzat: Zemra ime e dinte si po duronte

    Reporteri
    30 Mars 2020 | 17:59

    Artistja e njohur shqiptare, Aurela Gaçe, është bashkuar sot me vajzat e saj, pasi u vetëizolua për 14 ditë meqë ishte kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


    Me anë të një postimi të ndarë në rrjetet sociale, ajo ka shkruar se dy javë pritën në ankth mos shfaqin shenja, por fatmirësisht siç thotë këngëtarja ata janë mirë dhe më në fund janë bashkuar me familjet e tyre.

    E njëjta në Instagram ka hedhur një fotografi krah vajzave, në të cilën shfaqet tejet e lumtur për ribashkimin.

    “Më në fund ,bashkë. Mbas 14 diteve ,vetë-izolim ( për shkak se kishim udhëtuar së bashku me grupin). Zemra e dinte si po duronte pa mundur ti përqafoja. Pritëm me ankth të 7 ne qe ishim 2 javë më parë përtej oqeanit, me frikën se mund të shfaqnim ndonjë shenjë. Për 14 ditë, pyesnim përdite njëri-tjetrin, por, fatmirësisht, të gjithë ne jemi mirë e i ju bashkuam më në fund familjeve tona”.

    “Vetë-izolimi ishte detyrë prindërore. Por edhe pë rata prindër që na kanë dhënë jetën. Tani do të vazhdojmë të qëndrojmë të mbyllur, por së bashku. Dua te falënderoj secilin nga ndjekësit që më kane derguar mesazhe , qysh nga momenti kur u kthyem, duke pyetur se si ishim, e duke më dhënë kurajo. Ishte shume prekese për mua, pasi kisha edhe shumë presion psikologjik ,duke pritur çdo ditë për ndonjë simptomë. E vlerësoj shumë kujdesin dhe dashurinë tuaj. Së bashku ,shpresoj t’ja dalim ,të gjithë”, ka shkruar mes tjerash Gaçe.

     

    View this post on Instagram

     

    Më në fund ,bashkë ❤❤❤❤. Mbas 14 diteve ,vetë-izolim ( per shkak se kishim udhetuar se bashku me grupin) . Zemra e dinte si po duronte pa mundur ti perqafoja . ~ ~ Pritëm me ankth te 7 ne qe ishim 2 jave më parë pertej oqeanit, me friken se mund te shfaqnim ndonje shenje. Per 14 dite, pyesnim perdite njeri-tjetrin, por, fatmiresisht, te gjithe ne jemi mire e i ju bashkuam me ne fund familjeve tona. . Vete-izolimi ishte detyre pindërore. Por edhe per ata prindër qe na kanë dhene jeten. ~~~ Tani ,do te vazhdojme te qendrojme mbyllur, por se bashku?. ~~~ ~~ Dua te falenderoj secilin nga ndjekesit qe më kane derguar mesazhe , qysh nga momenti kur u kthyem, duke pyetur se si ishim,e duke me dhene kurajo . Ishte shume prekese per mua, pasi kisha edhe shume presion psikologjik ,duke pritur cdo dite per ndonje simptome. E vleresoj shume kujdesin dhe dashurine tuaj. – — Se bashku ,shpresoj t’ja dalim ,te gjithe . #uneqendrojneshtepi

    A post shared by veten dua gjallë (@aurelagaceofficial) on

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!