×
  • Show Time
  • Show Time / Video

    Pas 18 vitesh, Monika Salihu risjellë edhe një herë remake hitin “Tip Narcizoid”

    Reporteri
    21 Tetor 2023 | 18:05

    Pasi për një kohë të gjatë i mungoi skenës, këngëtarja kosovare, Monika Salihu është rikthyer duke risjellë një nga hitet e saj më të mëdha.

    Monika Salihu e ka sjellë në versionin “remake” hitin e saj “Tip Narcizoid”, një nga këngët e saj më të pëlqyera nga publiku.

    Kënga e realizuar para 18 vitesh, është risjellë në versionin “remake” nga produksioni i  “Nautilus Entertainment“, dhe klipi është realizuar po ashtu nga “Nautilus Shot”.

    Kujtojmë se Monika Salihu mbrëmë i është bashkuar  “Big Brother Vip 2”, ndërsa menjëherë një ditë më pas është lansuar remake e saj, i realizuar nga Nautilus Entertainment. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!