×
  • Show Time
  • Show Time

    Pas 35 vitesh karrierë, aktori legjendar shfaqet për herë të parë dorë për dore me një grua në tapetin e kuq

    Reporteri
    05 Nëntor 2019 | 10:59

     Në Muzeun Lakma në Los Angeles,  nën mbështetjen e shtëpisë italiane të modës “Gucci” u mbajt gala e nëntë Art dhe Film.


    Aktori Keanu Reeves mori gjithë vëmendjen në këtë eveniment, pasi  u shfaq në  tapetin e kuq për herë të parë në 35 vitet e karrierës së tij, duke mbajtur dorën e femre. Bëhet fjalë për artisten 46-vjeçare Alexandra Grant, transmeton Reporteri.net.

    Sipas revistës People, të dy kanë qenë miqtë më të mirë dhe kanë bashkëpunuar prej vitesh. Ata së pari punuan së bashku në vitin 2011 në librin e aktorit, Ode to Lappiness.

    Mediat e huaja shkruajnë se Grant është femra e parë me të cilën Reeves shtrëngon duart në tapetin e kuq në karrierën e tij 35-vjeçare. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!