Mëngjesin e ditës së sotme minibusi në të cilin ndodhej Ibrahim Tatlises u aksidentua me një kamionetë në Mugla të Bodrumit.
Pas përpjekjeve të shumta, këngëtarin arritën ta nxjerrin nga automjeti, derisa po shoqërohej dhe me 4 persona të tjerë, shkruan Reporteri.net.
Tatlises tani ndodhet në spital dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, madje nga aty këngëtari ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një video duke kënduar.
Mediat gjatë ditës raportuan se së bashku me këngëtarin ishte edhe vajza e tij, derisa u tha se një grua e cila poashtu ndodhej në automjet, është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Këngëtari nga vendi ku ndodhi aksidenti, u fut në autoambulancë, duke e fshehur përmes çarçafëve, e po njësoj ndodhi edhe kur arriti në spital, me qëllim që fotografët të mos shkrepnin fotografi./Reporteri.net/
Pamje nga aksidenti i Tatlises, momenti kur zjarrëfikësit tentojnë ta nxjerrin nga vetura këngëtarin