×
  • Show Time
  • Show Time

    Pas debateve të ashpra, Efi thotë se shoqëria me Luizin nuk ka kthim as jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Albania

    Reporteri
    19 Prill 2023 | 22:39

    Teksa finalja është afër, në shtëpinë e Big Brother VIP Albania mes banorëve po vazhdon ‘lufta’ për fitore.

    Debate të forta ndodhën edhe në spektaklin e sa martës teksa ai që mori vëmendje më të madhe ishte mes Luizit dhe Efit.

    Dy banorët që dikur kishin një miqësi me njëri-tjetrin duket se sërish kanë rikthyer hatërmbetjet mes të cilave është dhe partnerja e këngëtarit, Kiara.

    Efi është parë e revoltuar për këtë edhe gjatë ditës së sotëm (e mërkurë) teksa po diskutonte me Bledi Manen për situatën me Luizin.

    Në një bisedë me Bledin, Efi u shpreh se nuk i ka bërë padrejtësi askujt, por vetëm vetes së saj.

    Në anën tjetër, Bledi i tha se ajo ka hyrë vetëm e do dalë vetëm dhe se ata të dy e kanë lojën të fokusuar te njëri tjetri duke qenë se vetëm njëri prej tyre do mund të qëndrojë në finale.

    Efi tutje u shpreh se për këtë vendos publiku, ndaj ajo nuk ka pse debaton me askënd ose të krijojë debate të kota.

    “Gjëja më e thjeshtë është të dorëzohesh dhe të dukesh sikur ke frikë, por nuk kam frikë nga asnjë lloj gjëje, edhe sikur nesër të dal e di se do të dal siç hyra me kokën lartë, nuk kam bërë asnjë gabim, gabim kam bërë vetëm me veten time, njeriut në qaf nuk i kam rënë, më ranë le t’i gëzojnë le t’i mbajnë, unë tregoj veten time, secili tregon vetën e tij dhe vlerat, unë kështu jam rritur,”, tha Efi.

    Bledi e këshilloi duke i thënë se shoqërinë mund ta vazhdojnë jashtë shtëpisë së famshme, por Efi u shpreh se kjo varet nga mënyra se si e trajton atë brenda shtëpisë. Sipas saj nuk ka funksionuar, ndaj nuk ka asnjë kthim pas.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!