Këngëtarja Mihrije Braha gjatë një interviste ka treguar arsyen se pse nuk e kishte ftuar këngëtaren Remzie Osmani në fejesë të djalit të saj
Në këtë deklaratë, Mihrija ka shpjeguar arsyen e kësaj mosftese.
“Remzie Osmani kur e ka feju djalin as ajo nuk me ka ftuar mua, edhe unë për fejesë nuk e kam ftuar. Por, kur e ka martuar djalin me ka thirr në dasmë, edhe unë kur do ta martoj djalin do e thërras”, ka thënë ajo.
Por, pas kësaj ka ardhur një reagim i çuditshëm i Remzie me një storie në Instagram ku në fakt duket se i adresohet pikërisht çiftit Naim Abazi dhe Mihrie Braha dhe intervistës së dhënë.
“Dëgjo bir…Sot të bëjnë pis të palarët, të gjuajnë zuzarët e të japin mend trutharët…”, ka shkruar ajo në Story.
Kujtojmë se me rastin e fejesës së Platorit, djalit të Mihries dhe Naimit me Tringën, Remzia kishte reaguar duke thënë se ata nuk e kanë ftuar atë në fejesë edhe pse kjo e fundit i kishte ftuar ata në martesë të djalit të saj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.