Pas disa ditësh mungesë në rrjetet sociale, këngëtari Jozi Marku ka rikthyer llogarinë e tij në Instagram, e cila ishte bllokuar përkohësisht si pasojë e reagimeve të ashpra të publikut.
Bllokimi erdhi menjëherë pas incidentit të bujshëm gjatë gjysmëfinales së Big Brother VIP Albania, ku Jozi sulmoi fizikisht Gjestin në një moment të papritur, të transmetuar drejtpërdrejt në ekran.
Ky veprim shkaktoi një valë kritikash dhe frustrimi nga publiku shqiptar, duke sjellë edhe pasoja në praninë e tij digjitale.
Sidoqoftë, Jozi nuk vonoi shumë dhe pas rikthimit të profilit, publikoi një fotografi në InstaStory, ku shihet pranë Kompleksit Memorial të familjes Jashari në Prekaz.
Ai mban në kokë një plis të bardhë, i cili është stampuar me shqiponjën dykrenare – një simbol i fortë i identitetit kombëtar shqiptar.
Postimi duket si një përpjekje për të shprehur patriotizmin dhe për të komunikuar një mesazh emocional pas gjithë zhurmës mediatike që e ka rrethuar ditët e fundit.
Ende nuk ka një reagim apo ndjesë publike nga Jozi për incidentin në BBVA, por rikthimi i tij në rrjete sociale sinjalizon se ai mund të jetë gati të flasë për gjithçka që ndodhi. /Telegrafi/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.