Një tjetër këngëtare e njohur në trojet shqiptare do të punoj me artistin e njohur Jay Santos.
Pas duetit të Jay Santos me Luana Vjollcën i cili ende nuk është publikuar, Ronela Hajati njofton se edhe ajo është duke punuar për një bashkëpunim me ameriko-latinin, shkruan lajmi.net.
Këtë këngëtarja e konfirmoi përmes profilit të saj në Instagram, ku u kishte mundësuar fansave të saj t’i shtronin pyetje dhe një nga to pikërisht kishte të bëj me këtë bashkëpunim.
Por, Ronela shtoi se në plan janë disa projekte të tjera të dalin më parë, dhe pas një kohe do lansohet edhe bashkëpunimi me Jay Santos.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.