Itali u shpall fituese e ‘Eurovision 2021’, duke marrë 524 pikë nga juria dhe publiku. Shteti fqinjë u përfaqësua nga Maneskin, me këngën ‘Zitti e buoni’.
Shqipëria doli e 21, me 57 pikë. Vendi ynë u përfaqësua nga Anxhela Peristeri, e cila dha një super performancë të këngës ‘Karma’.
Nga 39 shtetet pjesëmarrëse, vetëm 4 prej tyre i dhanë pikë Shqipërisë.
‘Karma’ mori 1 pikë nga Holanda, 2 nga San Marino, 7 nga Danimarka dhe 12 nga Malta.
Shqipëria nuk mori asnjë pikë nga shtetet fqinje dhe kjo nuk u prit mirë nga publiku, por jo vetëm.
Aktori Visjan Ukcenaj ka shpërthyer i revoltuar me anë të një postimi në rrjete sociale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.