×
  • Show Time
  • Show Time

    Pas Eurovizion, Jonida Maliqi: Nuk m’i kanë dhënë paratë

    Reporteri
    10 Korrik 2019 | 22:44

    Jonida Maliqi e përfaqësoi denjësisht Shqipërinë në Eurovizion, por deklaron se ende nuk ka marrë asnjë lek.


    E ftuar në emisionin “Treshat”, Maliqi u shpreh se RTSH nuk i ka dhënë asnjë para edhe pse ajo ka dalë fituese në festivalin e fundvitit me këngën “”Ktheju tokës” (kënga fituese e këtij festivali shkon në Eurovizion)

    “Me sa kam informacion po, kënga fituese paguhet, por ende nuk ma kanë konfirmuar. E kam marrë vesh nga kolegët e mi dhe nga ata që kanë qenë më parë pjesëmarrës. Nuk i kam marrë ato para. Do t’i jap kohë dhe nëse do të jenë, patjetër që do t’i marrë“, ka deklaruar Jonida.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!