Këngëtari Shkëlzen Jetishi-Xeni, para disa dite ishte në një ditëlindje në Gjilan, ku këndoi këngëtari Muhamet Sejdiu i cili tashmë ka dal pozitiv me koronavirus.
Xeni ka konfirmuar për Magazina.al, se ka disa ditë që është vetizoluar dhe po qëndron në shtëpi.
“Po unë jam izoluar pasi kam qenë në atë ditëlindje, nuk kam ndonjë shqetësim shëndetësor kam bërë kontrolla tek mjeku dhe jam mirë, më kanë kontaktuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë. Po qëndrojë brenda me familjen time”, ka thënë Xeni ,për Magazina.al
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, është vetizoluar edhe Kryetari I Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, I cili po ashtu ishte në këtë aheng.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.