Javën e kaluar Fjolla Morina u lirua nga paraburgimi.
Këngëtarja u shpall e pafajshme nga të dyja veprat për të cilat akuzohej, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.
E pas afër dy muajsh, edhe larg rrjeteve sociale, Morina është bërë e gjallë në Instagram.
Këngëtarja ka bërë postimin e parë, derisa ka publikuar një video nga dyqani i saj, vend ky ku dhe u arrestua nga Policia e Kosovës.
Fjolla përndryshe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndonte akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.
Kjo erdhi si pasojë e një arrestimi të saj vitin e kaluar në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri, ku ajo u zu me dy revole në veturën e saj, shoqëruar nga dy bashkëudhëtarë meshkuj.
Morina ishte mbajtur në arrest shtëpiak në Kukës për një muaj, ndërkohë vetëm në prill të këtij viti Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës ka depozituar vendimin për shpalljen në kërkim ndërkombëtar./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.