×
  • Show Time
  • Show Time

    Pas ndarjes nga bashkëshorti, kjo është puna që po bën tani Alma Bektashi

    Reporteri
    01 Nëntor 2021 | 10:01

    Edhe pse prej vitesh nuk ka bërë muzikë, të gjithë i kujtojmë këngët e Alma Bektashit dhe ngjyrën e saj rock të zërit.

    Ajo është vlerësuar me shumë çmime gjatë pjesëmarrjes së saj në festivale, por vitet e fundit e kemi parë më tepër në spektakle si mentore e këngëtarëve të rinj.

    Disa muaj më parë ajo i dha fund martesës 25-vjeçare me ish-bashkëshortin e saj me të cilin ka dy fëmijë.

    Aktualisht ajo i është përkushtuar mësimdhënies, që nuk është një fushë e re për të, në një nga universitetet e Tiranës, mëson ‘Kosovarja’, krahas projekteve të saj personale.

    Shpresojmë që një nga këto projekte Almën ta rikthejë sërish në ekran.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!