Modelja ruse Ariana Lirey për një kohë të gjatë kishte zënë vend në media vendore.
Kjo pasi ajo kishet shprehur publikisht dashurinë e saj për reperin Don Xhon, me të cilin edhe thuhet se pati një lidhje të shkurtër gjatë takimit në Dubai.
Por me kohën gjërat mes dyshes u ftohën dhe ata i ndanë rrugët – ndërkohë që modelja ruse vazhdonte të ishte prezente në media me deklaratat e saj shpesh herë thumbuese kundër reperit shqiptar.
Tani ajo duket se ka nisur një lidhje të re, duke lënë prapa të kaluarën me reperin nga Drenica.
Në disa fotografi të publikuara në rrjetin social Instagram, Ariana ka prezantuar mashkullin e ri që tashmjë ka në krah, identitetin e së cilit nuk e ka bërë të ditur.
Sido që të jetë, modelja me origjinë nga Rusia duket e lumtur në krahët e tij, teksa publikoi edhe një fotografi intime me të në InstaStory, ku shfaqej duke u puthur me të.
Ndërkohë, Don Xhoni vazhdon të mbete beqar, ndërsa ende nuk është raportuar nëse një vajzë ka arritur t’ia fitojë zemrën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.