Çifti më afatgjatë i “Përputhen” Melisa dhe Andi, siç duket po përjetojnë një periudhë shumë të keqe në lidhjen e tyre të ngjashme me një moment të tillë vitin e kaluar, por ndryshe nga vjet tani duket se nuk ka më kthim pas për ta.
Këtë kanë nënkuptuar disa shkrime të publikuara nga vetë Melisa në “Instastory”.
“E penduar deri në pikë të fundit. U kry. Euforike gjithmonë. Hiperaktive. Flas pafund prandaj ma kanë vu gishtin gjithmonë mu. Veç unë e ti e dimë sa shumë nuk kam folur. Nuk më intereson çka ju të gjithë mendoni sepse ky është limiti” – është shprehur e revoltuar ajo.
Ndërkohë, ditën e sotme, për herë të parë ka patur një reagim nga Andi. Ai ka postuar një story në llogarinë e tij të “Instagram”, ku shkruan në anglisht: “Do të doja ta dije se si po ndihmem unë.”
Rikujtojmë se së fundmi Melisa ka treguar se ndoshta mund të ketë qenë një reagim impulsiv i momentit, gjë që u reflektua në postimin e saj të fundit.
Ajo ka publikuar një pikturë ku shfaqet një vajzë duke qarë, duke treguar gjendjen e saj aktuale.
Ndërsa bashkëngjitur me të Melisa shkruan në anglisht: “Mbase jam pak impulsive, më fal për fjalët e gabuara që të thashë sepse isha me nerva”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.