Prezantuesja Bora Zemani përgjatë fundjavës qëndroi në spital.Rastisi që në spital të jetë edhe në ditëlindjen e Arborit i cili mbushi tetë vjet dje.
Ajo iu nënshtrua një operacioni, nga i cili e ka marrë vetën mjaftueshëm sa për t’iu rikthyer dinamikës së madhe të “Përputhen” si program ditor.
Ditën e sotme ajo është paraqitur në ambientet e televizionit ku punon për xhirimet e reja të programit – vetëm se me një ndryshim të vogël.
Shkaku i gjendjes shëndetësore në rikuperim e sipër, Bora e ka moderuar programin ulur për herë të parë.
Një gjë e tillë sigurisht se do ishte e pamundur në kushte normale, mes tjerash edhe shkaku i dinamikës së fortë që ngjarjet në program kanë.
Konkurentët menduan edhe për një surprizë me rastin e rikthimit dhe ditëlindjes së djalit, nga e cila Bora shpërtheu në lot.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.