×
  • Show Time
  • Show Time / Festivali i këngës

    Nis finalja e Eurovisionit, Shqipëria performon e fundit – këtu mund ta ndiqni LIVE

    Reporteri
    17 Maj 2025 | 20:52

    Finalja e Madhe e ‘Eurovision Song Contest 2025’ po zhvillohet sonte në Bazel të Zvicrës. Edicioni i 69-të i festivalit më të madh të muzikës në Europë ka nisur në orën 21:00  dhe transmetohet drejtpërdrejt nga salla ‘St. Jakobshalle’.

    26 shtete do të ngjiten në skenën e magjishme për të garuar për trofeun e madh. Mes tyre, Shqipëria e përfaqësuar nga ‘Shkodra Elektronike’ do të ndezë emocionet si kurrë më parë, duke performuar e fundit në renditje, në vendin e 26-të -kodi i votimit nga publiku.

    Kënga ‘Zjerm’, u kualifikua në finale pas një performance spektakolare në gjysmëfinalen e parë në Bazel.

    Për “Shkodrën Elektronike” mund të votoni përmes mesazheve telefonike apo votimit online me pagesë në faqen zyrtare esc.vote.

    Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit mund të votojnë për këngën “Zjerm” duke dërguar një SMS në numrin 54345, me kodin përkatës të këngës shqiptare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!