Konkurrentja e “Për’puthen”, Ana Kauri i ka reaguar ashpër ish-konkurrentes Tea Trifoni, e cila doli sot me një sqarim pas publikimit të fotove dhe videove ku shihej duke u puthur me ish-konkurrentin Beartin.
Tea përmes një videoje të publikuar në llogarinë e saj në YouTube, e pranoi se është në lidhje me Beartin, derisa shtoi se produksioni e edhe Andi e kanë ditur për këtë lidhje.
Por, pas këtyre fjalëve të Teas, ka reaguar Ana Kauri.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Ana ka thënë se askush nuk të detyron të bësh diçka që nuk do.
“Hap sytë në mëngjes dhe më del del para e vërteta e Tea Trifonit. Pash Zotin o Tea tani të ra ndërmend publiku ty? Nuk kujtoheshe për ta kur shikojë fan paget Tea-Andi apo kur shihje ndjekësit që të rriteshin dita ditës vetëm nga kjo lidhje e supozuar apo kur shikojë editimet që bëheshin për ju të dy? Ku ishte Tea të thoshte po Bearti ku është apo po i pëlqente ajo që po i servierej fama. Askush nuk të detyron të bësh diçka që nuk do ta bësh!! Apo të mbeti merak që nuk e bëre dot viktimën brenda dhe po e bën jashtë?”, ka shkruar Ana.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.