Sezoni i fundit i “La Casa De Papel” do të lancohet në dy pjesë, më 3 shtator dhe më 3 dhjetor. Njoftimi u dha nga platform Netflix, e cila thotë se pikërisht kur duket se asgjë tjetër nuk mund të shkojë keq, në skenë del ushtria dhe këtu grabitja do të kthehet në luftë.
“Banda është mbyllur në Bankën e Spanjës për mbi 100 orë. Ata kanë arritur të shpëtojnë Lisbonën, por momenti më i errët është mbi ta pasi kanë humbur njërin prej tyre. Profesori është kapur nga Sierra dhe, për herë të parë, nuk ka një plan arratisjeje.” njofton Netflix.
Nga ana tjetër, Alex Pina, krijuesi i “La Casa De Papel” deklaroi se kanë punuar me një zhanër agresiv dhe se janë përqendruar më shumë te situata emocionale e personazheve.
“Përdorëm çdo mjet që mundëm për të krijuar ndjesinë e një finaleje të sezonit ose finaleje të serialit. Ne vendosëm të punojmë në një zhanër jashtëzakonisht agresiv. Është një udhëtim në hartën e tyre emocionale që na lidh drejtpërdrejt me largimin e tyre,” tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.