Ndonëse është përfolur shumë për jetën personale, Butrint Imeri është munduar që ta mbajë këtë aspekt larg vëmendjes së mediave. Këngëtari ka preferuar që të bëjë zhurmë vetëm përmes muzikës së tij. Kohët e fundit, u rikthyen në vëmendje spekulimet se është në një lidhje me Olta Beqirin.
Shkak për këtë u bënë disa fotografi që qarkulluan në rrjet. Por edhe këtë herë, nuk pati asnjë reagim nga ana e këngëtarit. Mirëpo, së fundmi, si një përgjigje ndaj gjithë asaj që po shkruhet në media, këngëtari ka publikuar një foto me nënën e tij, duke e cilësuar si “mbretëreshën” e tij.
Kjo nuk është hera e parë që këngëtari publikon fotografi me nënën e tij. Madje, pak muaj më parë, ai e surprizoi të ëmën teksa po mbante një koncert. Në një moment, ai ndërpret muzikën dhe fton nënën në skenë. “Kjo është dashuria më e madhe në jetë, mam të dua!”, thotë ai teksa përqafon nënën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.