Loredana është një nga nga reperet më të suksesshme të momentit.
Sa herë flitet për të vëmendja është maksimale dhe në fakt ajo u ka dhënë vetë shkak mediave që të shkruajnë për të përmes provokimeve të shpeshta që bën në rrjete sociale.
Së fundmi, Loredana ka bërë një tatuazh të ri dhe kësaj radhe ka vendosur t’ua dedikojë një shkrim atyre që qëndrojnë prapa çdo suksesi të saj.
Artistja ka treguar përmes një postimi në InstaStory se ka bërë në krah emrin e producentit ‘Macloud’.
Kjo me shumë mundësi për shkak të punës së madhe dhe sukseseve që ka arritur falë tyre përfshirë këtu edhe producentin tjetër, Miksu.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.