×
  • Show Time
  • Show Time

    Pasi nënshkroi peticionin për ta vendosur Kosovën në hartë, Dua Lipa poston fotografinë e famshme

    Reporteri
    19 Korrik 2020 | 22:16

    Dua Lipa vazhdon të përkrahë iniciativën për ta vendosur Kosovën në hartë


    Tash e sa ditë në rrjetet sociale po qarkullon një peticion me titull “Put Kosovo on the Map”, i cili i bën kërkesë kompanisë Apple që ta vendosë shtetin e Kosovës në hartën e saj, transmeton Reporteri.net

    Kësaj kërkese iu kanë bashkangjitur edhe shumë yje të Kosovës, në mesin e tyre edhe Rita Ora e Dua Lipa.

    Madje, kjo e fundit pas këtij peticioni, tani ka shpërndarë edhe një fotografi tjetër, atë që e duan më së shumti shqiptarë, ‘Autochtonous’.

    “Më mirë autoktonë sesa të zbritur nga migrantët ose kolonistët,” ka shkruar Dua Lipa në Twitter. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!