Artisti i njohur, Genc Prelvukaj i cili më parë ishte i kyçur edhe në politikë së fundi ka bërë një analizë për zgjedhjet e 6 tetorit.
Si përmes një statusi në Facebook ka treguar se përvoja e të kaluarës na tregoj se si do të zgjidhet kryeministri i ardhshëm.
“Kryeministri i ardhshëm gjithsesi kushtëzohet nga partnerët e koalicionit, përplasen idetë, programet dhe parimet politike”, u shpreh ai.
Statusi i tij i plotë:
Sipas te gjitha sondazheve, cilado parti politike qe del e para ne zgjedhje, me shume mundesi duhet te beje marreveshje me dy parti tjera per te fornuar qeverine.
Ne kete rast nuk ka ndryshim thelbesor, eshte thjeshte iluzion optik, sepse elementi i vjeter serish permes kesaj matematike kontrabandohet ne pozitat me te rendesishme te shtetit.
Me keto numra dhe kete logjike, kryeministri i ardhshem gjithsesi kushtezohet nga partneret e koalicionit, perplasen idete, programet, parimet politike etj dhe ne rast te shielqimit te tij fillestar nis procesi i rrenimit te qeverise nga brenda pikerisht nga aleatet e tij paszgjedhor.
E kaluara na jep kete ndjenje…..Me zgjoni nese e kam gabim. Une uroj ta kem.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.