Ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka bërë deklarimin e pasurisë për Agjencionin Kundër Korrupsionit.
Shtëpia ku banon Tahiri është 1,025.00 m2, vlera e së cilës është 370,000.00 euro.
Tahiri ka deklaruar edhe truall, vlera e së cilës është mbi 300,000.00 euro.
Tutje, Tahiri ka deklaruar edhe një veturë vlera e së cilës është 80,000.00 euro, derisa në pronësi të bashkëshortes ka deklaruar një tjetër veturë prej 27,000.00 euro.
Detyrime financiare, Tahiri ka deklaruar të ketë ndaj BPB për renovimin e shtëpisë, 64,000.00, dhe BE 20,000.00 euro.
Kurse për veturën e deklaruar, ai ka bërë me dije se ka detyrime financiare 80,000.00 euro ndaj F.B.
Ndërkaq, para të gatshme, si përfitim nga muzika, Labi i ka deklaruar vetëm 6,000.00 euro.
Vlen të përmendim faktin se Tahiri ka kohë që njihet edhe për vullnetin, për t’iu ndihmuar familjeve në nevojë si shumë personave që vuajnë nga sëmundje të rënda.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.