Anxhela Peristeri ka folur sërish për akuzat që iu janë bërë në lidhje me origjinën e saj. Teksa ishte e ftuar në emisionin ‘Tempora’, ajo është shprehur se nuk e priste interesin e madh që iu dha nga populli grek.
Mirëpo, Anxhela shtoi se ka pasur dhe luftë nga shqiptarët të cilët i thonin me komente se ka tradhëtuar Shqipërinë.
‘Ishte një interes shumë i madh, nuk e prisja. Ngaqë unë jam greqisht folëse, nga mbiemri im kanë menduar se mund të jem greke. Unë kam një prejardhje shumë të largët nga gjyshi po unë kam lindur këtu dhe rritur këtu. Sa herë që një person shkëlqen, thonë është ashtu është kështu.
Më kanë pyetur në intervista se përse mbiemri jot është grek. Peristeri në greqisht do të thotë pëllumb. Unë pata shumë luftë dhe nga shqiptarët për këtë gjë, që thoshin ke tradhëtuar atdheun.’- tha Anxhela.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.