Mbrëmë në spektaklin e Big Brother Albania VIP, Semi Jaupak u kritikua nga banorët dhe opinionistja Balina se po ndërhyn në raportin e Donaldit dhe Borës.
Asaj iu tha që Donaldi nuk po e bën dot lojën e tij pasi po ndërhyn në çdo muhabet të Donaldit me banorët e tjerë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Këngëtarja nuk ishte dakord me këtë gjë dhe tha se thjesht dëshiron që Bora dhe Donaldi të jenë bashkë pasi ata duhen shumë mes vete.
Për këtë ka reaguar Bora Zemani përmes disa videove të publikuara në llogarinë e saj në InstaStory. Moderatorja ka thënë se ajo është e lumtur me shoqen që ka dhe se Semi kështu është, protektive në shoqëri.
“Kjo gjë nuk ka asgjë të keqe, kur gjërat nuk bëhen me qëllim të keq”, thotë Zemani.
Ndërsa sa i përket Donaldit, Bora Zemani thotë se aty brenda po e provokojnë ish të dashurin e saj, ndërsa tregon varësen e tij që po e mban tek qafa./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.