×
  • Show Time
  • Show Time

    Për 13 vjetorin e pavarësisë, Labi jep 10 mijë euro donacion për gratë e Krushës

    Reporteri
    17 Shkurt 2021 | 21:33

    Për nder të pavarësisë së Kosovës, humanisti Labinot Tahiri ka vendosur të bëjë një donacion prej 10.000 eurosh për gratë e veja të Krushës së Madhe.


    Arsye e këtij donacioni, Labi thotë se është përkrahje për punët që i bëjnë ato për t’i mbajtur familjet ku shumë fëmijë mbeten jetimë pa baballarë

    “Tani , kur sot po festojmë ditën e Pavarësisë së KOSOVÊS, burrat e shumë grave të veja nga Krusha e madhe dhe në Kosovë, u vranë në luftën e fundit, nga masakrat e bëra prej duarve të ushtrisë kriminale të SERBISË.”, shkruan ai.

    Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

    PËR NDERË TË PAVARESISË?
    ? DONACIONI I RADHËS 10.000€
    10.000€ pêr gratë e veja të Krushës se madhe, si përkrahje për punet që ato i bëjnë për ti mbajtur familjet e tyre ku shumë fëmijë mbeten jetima pa baballarët e tyre!

    Tani , kur sot po festojmë ditën e Pavaresisë së KOSOVÊS, burrat e shumë grave të veja nga Krusha e madhe dhe në Kosovë, u vranë në luftên e fundit, nga masakrat e bêra prej duarve të ushtrisë kriminale të SERBISË.

    Nesêr do ti vizitojë , dhe do ta takojë zonjen Fahrie, kurse diten e marte do ti hedhim në llogarinë e shoqatës se tyre këto fonde!

    Ju them të gjithave nënave dhe vajza shqiptare, do ta keni përkrahjen nga fondacioni ynë dhe duart e shqiptarëve gjithmonë.

    Falenderojë të gjithë donatorët e Fondacionit.

    Zoti ju bekoftë! ❤️?❤️

    Me dashuri dhe respekt, Labinot Tahiri Kosovë e Shqipërisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!