×
  • Show Time
  • Show Time

    Përballje mes dy kosovarëve, Genc Salihut dhe Mentor Hazirit: Kur ta bëni një këngë të hajrit…

    Reporteri
    09 Nëntor 2021 | 22:19

    Mentor Haziri i ka reaguar ashpër Festivalit të RTSH-së, pasi kënga e tij nuk u pranua fare.

    Ai përmes një shkrimi është shprehur ata në Festival nuk duan këngëtarët nga Kosova, pasi bëjnë konkurrencë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Sot fatkeqësisht e vërtetova këtë të keqe dhe po ashtu vërtetova se ai festival s’i do shqiptarët nga Kosova aty sepse bëjnë konkurencën. Asnjë nga Kosova nuk është konkurrent aty këtë vit, po bash këtu dua të ndërlidhem. Një gjë dua të potencoj që kosovarja Rona Nishliu ua zbardhi fytyrën në Eurovision dhe sot performanca dhe kënga e saj kosovare dëgjohet ende nëpër botë dhe është këngë historike e Eurovisionit. Marre ju qoftë juve – Komisioni i turpit: Ardit Gjebrea, Elton Deda, Klodian Çafoku, Marjan Deda, Zefina Hasani, Arta Marku, Redi Treni – që u frikësuat aq shumë nga një shqiptar i Kosovës sa që nuk ia dhatë mundësinë as të garoj me të tjerët sepse jeni mësuar me festivale orgjish ‘playback’-u gjë që fatkeqësisht unë s’e bëj dot, por këndoj live”, ka shkruar Haziri ndër të tjerash.

    Për këtë ka reaguar producenti Genc Salihu, i cili përmes një statusi ka shkruar se po këta që ankohen kanë marrë pjesë më parë dhe tani dalin se janë mërzitur se nuk u është pranuar kënga.

    Ai madje ka shkruar se prandaj Elvana Gjata nuk fitoi kur mori pjesë, pasi sipas tij kënga e saj ishte stupid.

    Ky është reagimi i plotë nga Genc Salihu (pa ndërhyrje):

    “Sa here vjen koha e RTSH fest, me duhet me scroll neper idhnimet e atyne qe nuk u osht pranu kanga. ‘Korrupsion’. Te njejtit, shpesh, kane marre pjese ma heret & jane knaqe, por sot ‘e vertetuan se festivali qenka i ndyre’.
    A dini cka? Kur ta boni nji kange te hajrit, e nuk ju pranohet, publikojeni ta ndigjojme se sa i korruptuem qenka festivali.
    Sot, krejt cka nuk na pelqen, e quejme ‘korrupsion’.
    PS – normal qe Elvana Gjata nuk fiton me kange stupid! S’mundet kurrkush me i pase krejt cka don, all the time, vec pse i ka dajët e forte”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!