×
  • Show Time
  • Show Time

    Performanca e Dua Lipës me Calvin Harrin në Prishtinë, që nuk duhet ta humbisni pa e parë

    Reporteri
    05 Gusht 2019 | 11:18

    Mbrëmë ishte nata e fundit e festivalit “Sunny Hill”, i cili këtë vit u mbajt që nga 2 deri më 4 gusht, në Gërmi.


    Në natën e fundit të këtij festivali perfomrmuan DJ të njohur vendor dhe ndërkombëtarë si dhe qershia mbi tortë ishte performanca e DJ të njohur me famë botërore, Calvin Harris.

    Performancës së Harris ju bashkangjit edhe artistja shumë e dashur shqiptare, Dua Lipa.

    Ata performuan këngën “One Kiss”, performancë kjo që erdhi befasi për publikun shqiptar, pasi që nuk dihej deri në momentin e fundit se a do të perfomonte Dua apo jo.

    Sekuenca nga performanca e Duas dhe Calvinit janë publikuar në rrjetet sociale, ku shihet se i gjithë publiku këndoi së bashku me ta.

    Kënga “One Kiss” është publikuar më 2 maj të 2018-së dhe deri më tani numëron mbi 569 milionë klikime në kanalin Youtube.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!