×
  • Show Time
  • Show Time

    Përfundimi i festivalit “Sunny Hill”, Dua Lipa: Faleminderit që erdhët për t’u bashkuar, jemi shumë mirënjohës

    Reporteri
    29 Korrik 2024 | 16:13

    Nga 25 korriku e deri më 28 korrik, më Prishtinë u mbajt festivali “Sunny Hill“.

    Në këtë organizim, performuan shumë artistë të njohur ndërkombëtar, në mesin e tyre edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, e pati edhe këngëtarë të shumtë të estradës si Dafina Zeqiri, Yll Limani e shumë të tjerë.

    Festivali solli argëtim për mijëra e mijëra pjesëmarrës, duke u bërë epiqendra e rajonit për disa ditë rresht.

    “Nuk mund të shpreh sa duhet gëzimin e pastër, që është të dëshmosh, që ky festival të bëhet ai që është bërë gjatë pesë viteve të fundit. Duke e parë atë të rritet dhe të bëhet diçka më shumë nga sa mund të kishim ëndërruar ndonjëherë”, tha Lipa.

    “Ju dua shumë“, e përmbylli shkrimin ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!