×
  • Show Time
  • Show Time

    Përfundoi në spital për Romeon, vajza e deputetit shqiptar bën reagimin nga dhoma e spitalit

    Reporteri
    09 Dhjetor 2021 | 13:00

    Ka dy ditë që në media përflitet për ndarjen e Romeo Veshajt me Aleksia Peleshin.

    Derisa Romeo ishte në shtëpinë e Big Brother VIP për të surprizuar Donaldin, ai aty takoi edhe Beniadës, vajzën për të cilën ai shprehu pëlqim një javë më parë, në letrën që i kishte shkruar vëllait, Donaldit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Pas kësaj, Aleksia Pelesha u shfaq nga dhoma e spitalit në gjendje jo të mirë shëndetësore.

    Mirëpo, ajo sot ka sqaruar se fakti që është në spital, e nuk është mirë nuk ka të bëjë aspak me Romeon e Beniadën, madje ajo thotë se e ndoqi dhe ishte mjaft emocionuese çdo gjë që ndodhi atë natë.

    Ndryshe, Romeo krijoi lidhjen e dashurisë me Aleksian, menjëherë pas asaj disa vjeçare me Jonida Maliqin./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!