Ata janë ndarë tashmë e ribashkuar disa herë. Bëhet fjalë për çiftin e shumëpërfolur, reperin Don Xhoni dhe modelen ruse, Ariana Lirey.
Megjithatë, lidhja e tyre ka bërë bujë të madhe për shkak të postimeve në rrjete sociale.
Ndonëse i kanë dhënë fund sërish romancës së tyre, ata vazhdojnë të jenë cak i mediave.
Së fundmi modelja është pyetur sërish në lidhje me reperin kosovar përmes ‘pyetje-përgjigje’ që ka zhvilluar me ndjekësit në Instagram.
“A e do akoma Don Xhonin? Jeni një çift i bukur”, iu drejtua një ndjekëse.
“Jo, e dua lirinë dhe jetën. Nuk më intereson”, u shpreh ajo.Bukuroshja ka qenë muaj më parë pjesë e një prej klipeve të tij të realizuar në Mal të Zi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.