×
  • Show Time
  • Show Time

    Përjashtohet një nga banorët e Big Brother VIP Albania

    Reporteri
    21 Janar 2024 | 14:25

    Produksioni i Big Brother VIP Albania ka përjashtuar nga shtëpia banorin Klodian Duro, shkruan Reporteri.net.

    Ka qenë banorja Egla ajo e cila ka lexuar zarfin e dhënë nga Vëllai i Madh.

    Përjashtimi i tij ka qenë i menjëhershëm, derisa nuk është lejuar as të përshëndetet me banorët.

    “Klodian Duro ka thyer një nga rregullat kryesore të këtij formati. Deklaratat që promovojnë dhunë janë kundër rregullave të këtij formati”, thuhej mes tjerash në zarfin e zi.

    Në videon e publikuar dëgjohet Klodian Duro duke folur për dhunën e ushtruar ndaj ish bashkëshortes së tij për të cilën është raportuar se është me urdhër mbrojtje.

    “Rujuni me mu se unë kur kam rraf gruan, e di si më dukeni ju”, thotë Duro./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!