×
  • Show Time
  • Show Time

    Përlot Sevdai Radogoshi: As Cima e as Leci nuk kanë vdekur, ata do të jetojnë gjithmonë në zemrën e popullit

    Reporteri
    27 Mars 2021 | 10:25

    Aktori Sevdai Radogoshi ka kryer homazhe në nderim të Rasim Thaçit – Cimës, i cili vdiq të premten. Radogoshi i cili prej disa vitesh ka bashkëpunuar me Cimën në grupin e njohur të humorit “Treshi Përsheshi”, ka thënë se do të kujtohet përjetë.


    Duke kujtuar edhe Ibrahim Krajkovën – Lecin si pjesë të grupit të tyre humoristik, Radogoshi ka thënë se ai e Cima do të jetojnë gjithmonë në zemrat e popullit.

    “Sot u nda fizikisht miku jonë, artisti i madh i skenës, artisti i popullit u nda fizikisht por do ta kujtojmë për jetë e mot. Ai nuk ka vdekur, as ai e as Leci, ata do të jetojnë në zemrat e popullit se bënë shumë për popullin në kohën më të vështirë, këtë popull të vuajtur e bënë me qeshë. Kush ka qëndruar me Cimën, e ka njohtë atë. Njerëzit e mëdhenj si Cima lindin në 100 vjet – një”, ka thënë Radogoshi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!