Dy ditë më parë Ledri Vula surprizoi dy miqtë e tij, Dj Dagz dhe Dj PM, ku më pas takoi edhe banorët tjerë, derisa u tha se publiku po i ndjek jashtëzakonisht shumë dhe njerëzit janë afeksionuar me ta.
Menjëherë pas spektaklit, Beatrix Ramosaj ka gjetur një letër në oborr e cila sipas ndjekësve ishte për Donaldin dhe Bora Zemanin, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ishin të shumtë ata që thanë se letra në fjalë u fut nga xhaketa e Ledri Vulës.
Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi nga produksioni i Big Brother i cili e ka thirrur Beatrixën në dhomën e rrëfimit, e më pas ajo del e mërzitur nga aty.
Derisa në anën tjetër, teksa Donaldi dhe Antonela diskutojnë për këtë gjë, aktori Veshaj shprehet se i vjen keq për këtë gjë.
Ndryshe, vetëm një javë më parë një fans i Borës erdhi pranë shtëpisë së Big Brother dhe i tha Donaldit se ka bërë gabim me Beatrixën si dhe e quajti maskara./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.