×
  • Show Time
  • Show Time

    Pirro Çako rikthehet sërish në muzikë, zbulohen detajet në ‘Soiree’

    Reporteri
    24 Maj 2021 | 14:47

     

    Mbrëmja e kësaj të shtunë në Soiree me Jonida Shehun kishte mbledhur këngëtarë që padyshim kanë lënë hite në muzikën shqiptare, për t’i risjellë edhe njëherë në vëmendjen e publikut.


    Të ftuar ishin edhe grupi i njohur Revolt Klan i përbërë nga Bruno Pollogati and Febi Shkurti.

    ”Më bënin presion”, Malda Susuri në ”Soiree” rrëfen si është paragjykuar për veshjen
    Ata kanë rikthyer këngët “Adesso Balla” dhe “Akoma”, ndërsa nuk nguruan të flasin edhe për projektet që do të sjellin shumë shpejt. Bruno Pollogati ka treguar se shumë shpejt do të vijë me një këngë të re.

    Ndonëse prej më shumë se dhjetë vitesh është pjesë e grupit Revolt Klan, kantautori nga Vlora ka zgjedhur që projektin e tij të ri muzikor të mos ta ketë me Febin.

    Ai ka treguar se do të bashkëpunojë me Pirro Çakon dhe shumë shpejtë do të vijë kënga e tyre, ndonëse nuk ka treguar detaje të tjera. Nuk na ngelet gjë tjetër veçse të presim bashkëpunimin e tyre të parë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!