×
  • Show Time
  • Show Time

    Personazhi i famshëm shqiptar ia shprehu dashurinë, Enca publikon fotot

    Reporteri
    07 Dhjetor 2021 | 20:32

    Këngëtarja, Enca Haxhiu është mjaft aktive në rrjete sociale, ku vazhdimisht publikon fotografi e video nga jeta e saj e përditshme.

    Së fundmi, ajo ka vendosur të publikoj një ‘screenshot’ nga biseda me një personazh të njohur i cili i ka shkruar këngëtares, por më pas i ka fshirë fjalët.
    Kjo gjë nuk i ka pëlqyer Encës, e cila ka ironizuar në rrjetin social “Instagram”, duke thënë se ti mund t’i fshish mesazhet, por jo ‘screenshot’-et e mia.

    “Njerëzit (sidomos personazhet publike) ngjajnë shumë qesharakë kur e bëjnë këtë gjënë. Ti mund t’i fshish mesazhet, por jo screenshotet e mia”, ka shkruar Enca.


    Ajo tha se ka vendosur të bëhet e mirë duke mos e treguar emrin, por herën tjetër kur shprehin dashurinë t’i japin kohë që të lexoj dhe t’iu kthej mesazhet.

    “Sot do bëhem e mirë dhe nuk do e tregoj emrin, pooor herë tjetër kur më shprehni dashurinë/ pëlqimin/ pendimin- mos e bëni unsend. Sidomos ju me tick blu. Më jepni kohë ta lexoj dhe t’ju kthej.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!