Ditëve të fundit kanë vazhduar hyrjet e reja në “Për’puthen”, konkurrenti i ri Doriani që në hyrje të emisionit i tha Ledianës dhe Antonelës se i dukeshin si nusja me vjehrrën.
Pas kësaj Antonela e pyeti për moshën pasi dukej i vogël dhe që nuk kishte ende lesh në fytyre. Doriani tha se nuk e imagjinon dot që të ketë lesh (mjekër) në fytyrë në shekullin 21.
Fraze kjo e cila irritoi djemtë që u kthyen menjëherë kundër dhe filluan debatin , veçanërisht Eri që u shpreh tepër i indinjuar.
Por debati nuk mbeti me aq, menjëherë pas emisionit ka vazhduar duke përfunduar edhe me rrahje, për këtë gjë mungoi edhe Eri dje në emisioni.
Dori kishte qenë ai që ka goditur i pari Erin me grusht sapo ka përfunduar emisioni dhe më pas Eri ja ka kthyer në të njëjtën mënyrë.
Moderatorja, Bora Zemani tregoi ditën e djeshëm që kishte një debat pas emisionit por nuk përmendi rrahje, gjithashtu shtoi se Eri ishte pezulluar nga emisioni.
Madje, mediat në Shqipëri kanë raportuar se polica ende nuk ka reaguar për këtë çështje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.