×
  • Show Time
  • Show Time

    “Po bëj gati avokatët”, Donald Veshaj reagon pas deklaratës së Fifit: E pres në gjyq

    Reporteri
    30 Prill 2022 | 18:24

    Aktori i njohur i humorit, Donald Veshaj, ka reaguar për herë të parë pas deklaratës së mikes së tij, Fifi, e cila tha se do e hedhë në gjyq për skeçin e mbrëmjes së djeshme në emisionin “Më lër të flas”.

    Ish-banori i “Big Brother VIP” ka publikuar një video ku thotë: “Në fakt unë tani u zgjova dhe pashë komentet në lidhje me skeçin dhe nuk e kuptoj Fifin dhe që do ndjekin anën ligjore. Ku është problemi?”.

    Ndërkohë krejt papritur në video shfaqet Fifi e cila është e ulur me Donaldin në tryezë. “Prit se po bëj video thotë ai me ironi” dhe më pas vazhdon “Edhe unë jam gati të ndjek anën ligjore dhe po bëj gati avokatët e mi dhe le ta ndjekë. Ia them publikisht. E pres në gjyq”.

    “Po bëj gati avokatët”, Donald Veshaj reagon pas

    E gjithë kjo video ishte ironi për të treguar se ata janë ende miq teksa nuk dihet nëse ka qenë e gjitha lojë apo ata kanë patur pakënaqësi që i kanë sqaruar tanimë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!