Javë pas vdekjes së humoristit, vajza e tij Adelina Thaçi vazhdon ta kujtoj me postime në rrjete sociale.
Përmes Instagramit të saj, këngëtarja ka kujtuar një nga momentet e paraqitjes së tyre së bashku në një emision gatimi.
Përveç imazhit, Adelina Thaçi ka shkruar edhe disa fjalë prekëse.
“Babë, të njëjtën rutinë po e bëjë si me qenë këtu fizikisht, po flas, e po e bëjmë humorin që e kemi bërë gjithmonë në shtëpi, po flej tek dhoma jote, te jastëku yt, po këndoj këngët që i ke pas dëshirë, me zërin që e kam trashëguar prej teje, oh sa krenare jam për ty babë. Veç malli. A e din sa jam kënaq në këtë emision, nuk kam fjalë me përshkru. Sa kam qenë me fat e jam , që kam qenë vajza jote. Babai im, të dua deri në frymën e fundit sepse jam vajza më fatlume”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, Rasim Thaçi-Cima ka ndërruar jetë në muajin mars si pasojë e ndërlikimeve me COVID-19.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.