Në profilin e Instagramit të Cllevios është publikuar një reagim duke thënë se është duke u keqtrajtuar gjatë paraburgimit në Fier.
Për të thuhet se është me të vjella dhe për 4 ditë nuk është duke marrë trajtim mjekësor.
“I burgosuri është me të vjella, në grevë urie për rreth 4 ditë dhe nuk i jepet mjekim”.
Gjithashtu thuhet se Cllevio është duke u mbajtur në një dhomë mizerabel.
Përmes këtij shkrimi iu është bërë thirrje Ministrisë së Drejtësisë dhe Gjykatës së Krimeve të Rënda që të marrin masa.
Kujtojmë se 36-vjeçari në fillim të kësaj jave u arrestuar nga policia në Lushnje, pasi e ka thyer masën e sigurisë “arrest shtëpiak”.
I njëjti ditë më parë u përfshi edhe në një përleshje fizike me reperin e njohur, Noizy.
Thuhet se gjithçka ka nisur më herët nga provokimet në rrjetet sociale, ndërsa në ditën e incidentit, Cllevio kishte shkuar në Durrës, ku situata ka eskaluar edhe fizikisht.
Ndërsa, një shpërthim me tritol në lokalin e Rigels Rajkut-Noizy ndodhi pak ditë pas përleshjes fizike mes tij dhe Cllevio. Në një dëshmi të dhënë për policinë, Noizy ka deklaruar se ka probleme vetëm me reperin Cllevion.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.