×
  • Show Time
  • Show Time

    Po lind çifti i parë në BB VIP? Banorët fillojnë të ngacmojnë modelen shqiptare

    Reporteri
    07 Tetor 2021 | 17:29

    Loja veçse ka nisur mes banorëve në BB VIP Albania.

    Gazetarja shqiptare, Paloma ka pyetur modelen, Beniada se kush është djali nga banorët VIP që i përshtatet tipit që ajo pëlqen, shkruan Reporteri.net.

    Ajo ka nisur përshkrimin e saj duke folur për këngëtarin Ardit Çuni, që është tip i thjeshtë dhe e bën të ndihet rehat e jo në siklet.

    Madje, banorët, Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj po e ngacmonin, derisa Iliri u shpreh se ai ka një ide se kush mund të bëhet çift brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

    Beniada tutje shprehu se ajo do donte një tip që nuk e vret shumë mendjen, që është edhe intelegjentë, derisa pamja e jashtme për të s’ka rëndësi./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!